Fifi e ka zemrën dhe shpirtin e madh, këngëtarja bën gjestin emocionues për vajzën e sëmurë me k ancer (video)

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Filloreta Raci ose siç njihet ndryshe me emrin Fifi ka performuar në një nga lokalet më me emërn në ditën e 8 Marsit.

Në këtë ditë të veçantë për të gjitha gratë dhe gocat, Fifi vendosi të bëjë një gjest shumë të ndjerë për një nga vajzat që ishte e pranishme në mbrëmjen live.

Në redaksinë e “News31” ka mbërritur një video ku shihet këngëtarja Fifi dhe një vajzë e cila vuan nga një sëmundje e rëndë dhe për shkak të saj mbante një paruke.

“Edhe unë me paruke jam”- thotë Fifi e emocionuar teksa përqafon vajzën e përlotur. Këngëtarja e njohur hoqi paruken në mes të skenës dhe e gjitha salla nisi të brohoriste.

Fifi i emocionoi të gjithë me veprimin e saj dhe mori duartrokitjet e të gjithëve, duke i dhënë kështu akoma më shumë kuptim ditës së 8 Marsit.

Kohët e fundit, Fifi ka qenë në qendër të lajmeve rozë për shkak të lidhjes së saj të re të dashurisë me Adis Patushin, ku çifti i ri i shoubizit tonë duket shuëm i lumtur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*