Luli thyen rekordin e radhës! Për herë të parë në histori, PD del me zero vota

Në 30 vite, Partia Demokratike në Shkodër, për herë të parë në historinë e saj nuk merr qoftë edhe një votë të vetme në një qendër votimi.

Fjala është për qendrën e votimit numër 118, në Breg të Lumit, në Shalë, ku sipas KQZ-së, asnjë votues nuk i besoi votën kandidatit demokrat Xhemal Bushati. Rezulton se as vetë komisioneri i PD-së, nuk ka votuar për partinë e tij.

Për Bashkinë e Shkodrës, gara është më e fortë se në 5-së bashkitë e tjera. Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” udhëheq garën me një diferencë prej 1900 votash nga kandidatja socialiste Majlinda Angoni dhe me mbi 11 000 vota nga kandidati i PD-së, Xhemal Bushati.

Në të shkuarën, që pas rrëzimit të komunizmit, Bashkia e Shkodrës ka njohur në drejtimin e saj vetëm përfaqësues të së djathtës.

Nga zgjedhjet lokale që janë zhvilluar, 6 i ka fituar PD dhe 1 e ka fituar koalicioni i së djathtës. Partia Socialiste ka mundur që ta fitojë vetëm 1 herë Shkodrën dhe kjo ka qenë në vitin 2019 me Valdrin Pjetrin.

Por ky i fundit nuk mundi që ta gëzojë postin e kryetarit të zgjedhur pasi u dorëhoq pa bërë ende betimin për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të marrë në Itali.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*