Ka bërë lëmsh gjithë botën, por ja sa shumë ka ndryshuar Putin në pamjen e tij

Ekspertët janë të mendimit se Vladimir Putin i është nënshtruar bisturisë, por Kremlini gjithmonë i ka mohuar pretendimet se ai ka marrë injeksione botox dhe ka bërë operacione plastike.

Duke u vendosur si presidenti i ashpër rus që nuk i intereson se çfarë mendojnë liderët e tjerë botërorë për të, është e çuditshme të mendosh se ai mund të jetë një adhurues i kirurgjisë plastike. Nuk ka dyshim se fytyra e tij ka ndryshuar ndjeshëm me kalimin e viteve.

Putin, i cili nisi sulmin ndaj Ukrainës të enjten javën e kaluar, nuk i ka komentuar kurrë thashethemet që e kanë ndjekur për vite me radhë.

Shumë besojnë se ndryshimi i fytyrës së Putinit është nga përdorimi i supozuar i steroideve. Fillimisht u tha se Putini kishte bërë Botox kur u paraqit në një takim në Kiev në vitin 2011 me sy të zinj.

Udhëheqësi rus kishte një mavijosje të keqe me pamje blu-verdhë rreth syrit, për të cilën shumë dolën në përfundimin se ishte rezultat i Botox-it. U fol aq shumë sa zëdhënësi i Putinit u detyrua të lëshonte një mohim, duke thënë: “Ndoshta kështu ra drita. Kryeministri është i lodhur”.

Që atëherë fytyra e tij ishte bërë edhe më e lëmuar dhe rrudhat duket se janë zhdukur. Katër kirurgë plastikë ranë dakord se ka të ngjarë që Putini i është nënshtruar Botox-it në ballin e tij, si dhe një ngritje e syve në qepallat e poshtme dhe një injeksion me mbushës forcues në kockat e faqeve të tij.

Megjithatë, ekziston një “shkollë mendimi” se fytyra e Putinit në fakt është ndryshuar nga diçka krejtësisht tjetër: përdorimi i steroideve ka shkaktuar në të vërtetë ndryshimet në formën e fytyrës së Putinit. Ilaçet për rritjen e muskujve mund të kontribuojnë gjithashtu në fizikun e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*