Fifi dhe Donaldi shfaqen të përqafuar: Na falni për modestinë, por ne jemi…

Ndonëse, kanë kaluar 10 ditë nga mbarimi i “Big Brother VIP”, duket se shumë prej ish-banorëve kanë ruajtur marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Një ndër dyshet më të afërta janë Fifi dhe Donaldi, të cilët i kanë dedikuar njëri-tjetrit edhe një tatuazh. Së fundmi, ka qenë këngëtarja që

ka shpërndarë një imazh përkrah aktorit, përmes të cilit ka shfaqur dashurinë që ka për të. “Ne jemi kryefjala Donald Veshaj. Na falni për modestinë”, ka shkruar Fifi.

Prej disa kohësh, këngëtarja e njohur, Fifi ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit, Adis Patushi.

Ka qenë pikërisht ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa që i ka prezantuar. I ftuar në “Glamour zone”, ai ka zbuluar se Adisin e ka kushëri dhe janë rritur bashkë. Modeli u shpreh se ka qenë ai që i ka prezantuar, ashtu siç ka bërë me çdo banor tjetër të “Big Brother”, madje nuk e priste që gjërat mes tyre të arrinin këtu.

“Mua më pëlqen komunikimi mes tyre, dhe unë Adisin e shikoj shumë të lumtur, dhe kjo më bën mua edhe më të lumtur. Edhe Fifin e shoh të lumtur dhe për mua nuk ka gjë më të bukur”, u shpreh Kledi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*