Fifi poston foton e bukur, por më e bukur ishte komenti i të dashurit (foto)

Pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP, Fifi nisi një lidhje me Adis Patushin. Ndonëse kanë pak kohë që janë bashkë, kanë treguar se janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Adisi është një emër i njohur për publikun pasi ka qenë bashkë me modelen, Adrola Dushi, me të cilën ka dhe një djalë.

Që kur e bënë lidhjen publike, janë shfaqur në disa evente bashkë. Së fundmi, Fifi ka postuar një foto ku shihet duke shijuar rrezet e diellit.

Por përpos këngëtares, ajo që tërhoqi vëmendjen është komenti që i ka lënë Adisi. “Si ja bën që je kaq Mjam mjam”, i ka shkruar ai.

Këngëtarja javë më parë zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushin, i cili për publikun ishte njohur si bashkëshorti i modeles Adrola Dushi.

Çifti po kalojnë çdo moment së bashku, ndërsa nuk mungojnë as me imazhe të përbashkëta në rrjete sociale. “E kam një që se ka kush”, shkruan ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*