Fifi është me fat, shihni çfarë deklarate publike i bën i dashuri i saj

Artistja nga Ferizaj, Filloreta Raçi apo siç njihet për publikun Fifi, është duke shijuar një lidhje të re dashurie pas aventurës në BBV.

Këngëtarja javë më parë zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushin, i cili për publikun ishte njohur si bashkëshorti i modeles Adrola Dushi.

Çifti po kalojnë çdo moment së bashku, ndërsa nuk mungojnë as me imazhe të përbashkëta në rrjete sociale. “E kam një që se ka kush”, shkruan ai.

Krijuesja e hitit “Diell” ka pozuar sërish përkrah partnerit, për të cilin shprehet e lumtur dhe falënderuese. Fifi më në fund duket vërtet e lumtur.

Të njëjtat fotografi i ka shpërndarë në Instagram edhe Patushi, ku tani ka mbledhur afro 50 mijë ndjekës. Romanca e Fifit vjen pak muaj pasi shprehu pëlqim për banorin e Big Brother VIP, Granit Canën.

Kujtojmë se Fifi u largua me dëshirë nga BBV për shkak të provlemeve me gjendjen e saj emocionale, ndryshe ishte e sigurt që do e shihnim deri në finale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*