Kënga “Hana” e Fifit, DJ PM dhe DJ Dagz i ka mahnitur të gjithë, ja në cilin vend renditet momentalisht në gjithë botën

Tre artistët nga Kosova, Fifi, DJ PM dhe DJ Dagz së fundmi lansuan bashkëpunimin e ri muzikor. Kënga “Hana” që u realizua edhe me klip u prit mirë nga fansat e tyre dhe tashmë është kthyer në hit.

Përveç kësaj projekti ka arritur edhe një sukses tjetër të madh, duke u renditur e 27-ta në videot muzikore në të gjithë botën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Fifi përmes një postimi në InstaStory ku shihet renditja globale e gjithë këngëve.

“Hana po ç mendet, e 27-ta në listën e trendëve në të gjithë botën. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Fifi sipër postimit.

Ndërkohë, tashmë kënga numëron mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube., edhe pse ende nuk ka kaluar as një javë nga publikimi i saj.

Kujtojmë që ky bashkëpunimi vjen pas pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP që përfundojë me 18 shkurt, fitues i të cilit u shpall balerini Ilir Shaqiri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*