Tre ish-banorët e BBV bëhen bashkë dhe nesër do të publikojnë këngën e tyre

Tre artistët më në zë të momentit, Fifi, Dj PM dhe Dagz kanë bashkuar forcat për një projekt muzikor. Lajmi është konfirmuar nga Fifi përmes një postimi në rrjete sociale.

Kënga do të mbajë titullin “Hana” dhe do të publikohet ditën e nesërme. “Mezi po pres me e ndarë me juve këngën e dashnisë teme.”,

ka shkruar Fifi krahas një fotoje të sajën, që mesa duket është shkëputur nga klipi. Për Dj Dagz dhe PM, kjo është kënga e dytë që vjen pasi dolën nga Big Brother. Katër ditë më parë ata publikuan duetin me S4MM.

Ndërkohë, Fifi publikoi menjëherë këngën “Diell” që krijoi brenda shtëpisë së famshme. Ajo ka qenë mjaft e komentuar dhe pas daljes nga Big Brother pasi zbuloi lidhjen e re me Adis Patushin.

Një tjetër ish-banore e BBV, Semi Japuaj, publikoi këngë e saj më të rë, pardje, e titullar “Mos u kthe”, e punuar nga Yll Limani.

Deri tani ka kapur rreth 1.5 milionë klikime dhe thuhet se është historia e dashurisë së Borës dhe Donaldit, pasi dihet që Zemani është shoqja e ngushtë e Semit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*