Sa turp! Arjola tallet publikisht me Fifin, imiton skenën kur këngëtares i ra të fikët (video)

Arjola bashkë me Monikën po bisedonin me Beatrixën për nominimet. Teksa flisnin, Beatrixa tha se ka frikë se do eliminohet nga shtëpia dhe kështu përqafonte të dy vajzat.

Në një moment, Arjola na kujtoi njërën nga skenat kur këngëtarja, Fifi kishte qenë në shtëpinë e famshme të cilës i kishte rënë të fikët.

Arjola bie përtokë e cila mbase edhe u tall publikisht me këngëtaren. Kujtojmë se, Fifi pasi ra përtoke ishte larguar me vetëdëshirën e saj nga “Big Brother VIP Albania”.

Shiko videon e mëposhtme ku shihet Arjola duke bërë veprimin e këngëtares, por me dallim nga Fifi kjo e bën me shaka.

Kujtojmë se gjatë njërës nga netet e spektaklit live, pas një debati të fortë me Balinën, opinionisten e BBV, Fifit i ra të fikët.

Dy ditë pas këtij momenti dhe konsultimeve me familjen dhe mjekë, vendosi të linte para kohe shtëpinë e BBV me deshirën e saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*