E frikshme, në këtë zonë të Shqipërisë temperatura të martën do të jetë -23 gradë Celsius

Vendi do të përfshihet nga temperatura ekstremisht të ulta për rajonin ku ndodhemi duke filluar nga fundjava dhe që do të arrijnë kulmin në fillim të javës së ardhshme.

Nisur nga temperaturat e ulta, Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin gjatë tre ditëve të para të javës së ardhshme në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.

I gjithë rajoni pritet të “ngrijë” për shkak të rrymave ajrore të ftohta që vijnë nga veriu i kontintetit, ndërsa në Shqipëri pritet të shënohet edhe temperatura më e ultë e këtij viti, -23 gradë Celsius.

Stacionet meteorologjike ndërkombëtare raportojnë se zona më e ftohtë gjatë këtyre ditëve do të jetë ajo mes Librazhdit dhe Bulqizës,

ku në fshatrat Klenjë, Qarrishtë dhe Okshin por edhe zona të tjera pritet që termometri të zbresë deri në -23 gradë Celsius.

Temperaturat e ulta do të karakterizojnë të gjithë vendin, përfshi edhe ato bregdetare. Në Vlorë për shembull, termometri pritet të zbresë nën zero, kurse në Durrës do të jetë vetëm 1 gradë Celsius.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*