
Genoa dëshiron të korrigjojë gabimet e fazës së parë të kampionatit në mënyrë që të parandalojë rënien nga kategoria.
Së fundmi drejtuesit shkarkuan nga pozicioni i trajnerit. Andriy Shevchenko, i cili e pati të pamundur te ndryshojë situatën tek skuadra e Genoas.
Në vend të tij, pritet të vijë Bruno Labbadia, i cili së fundmi udhëhoqi skuadrën gjermane, Hertha Berlin. Trajneri gjerman duket se nuk do të arrijë i vetëm në Itali,
por do të transferojë dhe një lojtar që luan në Superligën e Zvicrës tek skuadra e Servette. Bëhet fjalë për 21 vjeçarin me origjinë shqiptare, Kastriot Imeri që luan në pozicionin e mesfushorit të avancuar.
Meqenese jemi ne Serie A, Marash Kumbulla është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 22-të. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare bëri një performancë të shkëlqyer kundër Cagliarit duke marrë edhe lavdërimet e trajnerit Jose Mourinho.
Në fillimin e sezonit, “Special One” është treguar shumë i ashpër me Kumbullën, por duket se përulësia e shqiptarit bëri që t’i jepte një shans të dytë dhe ai po e shfrytëzon më së miri.
Leave a Reply