Partizani largon Ergys Kaçen, e përcjell vetëm me dy fjalë (foto)

Partizani dhe Ergys Kaçe kanë ndërprerë bashkëpunimin pas gjashtë muajve. Klubi i kuq dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët, me lojtarin që del i lirë në treg.

Ish-mesfushori i Kombëtares nuk la gjurmë në futbollin shqiptar, duke u larguar vetëm pas gjysmës së sezonit nga Demat.

28 vjeçari luajti 17 ndeshje mes Kupës dhe kampioantit, duke shënuar një herë në Kupë. 801 minuta për lojtarin, që e kishte eksperiencën e parë në Shqipëri, teksa u bë lojtari më i paguar për gjashtë muajt e kaluar në Superligë.

Ndryshimi i trajnerit dhe stafit teknik te Partizani, bënë që Kaçe mos ishte më dëshirë e drejtuesve duke sjellë edhe gjetjen e gjuhës së përbashkët për largim.

Divorci nuk ka qenë edhe kaq i lehtë, me Kaçen që u degdis për disa ditë në ekipin e të rinjve U21 për stërvitje, duke qenë mjaft poshtëruese për të.

Njoftimi: FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Ergys Kaçe. Mesfushori 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirkuptim marrëveshjen mes tyre.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*