(video) Aksion tiki-taka dhe Armando Broja që dërgon topin në rrjetë! Southampton krenohet!

Southampton-i ka shpërndarë ditën e sotme pjesë nga seanca stërvitore. “Shenjtorët” krenohen me formën e shfaqur nga lojtarët.

Këta të fundit kanë kryer disa kombinime mjaft të bukura me njëri tjetrin, të cilat janë përfunduar me gol. Ishte pikërisht Armando Broja ai që finalizoi me sukses “tiki-takan” e bardhekuqve.

“Skuadra duke qendruar në formë”, shkruan klubi i Southampton-it në faqen zyrtare në “Instagram” bashkangjitur videos së aksionit.

Ndërkohë në këtë postim ka komentuar edhe Broja, i cili ka etiketuar shokun e tij të skuadrës, Tella-n, dhe shkruan “tiki taka”.

Nderkohe në konferencën për shtyp të trajnerit Tuchel para ndeshjes me Brighton është folur edhe për shqiptarin Armando Brojën.

Trajneri i Chelsea-t lëshoi sinjale të forta për drejtuesit e klubit se sulmuesi do të jetë pjesë e ekipit të parë nëse do të ketë vazhdimësi deri në fundin e sezonit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*