
Kryeministri Edi Rama ka treguar prapaskenat e vizitës së djeshme të presidentit Erdogan në Kryeministri. Kreu i qeverisë i ka dhuruar një prej punëve të tij kreut të shtetit turk, një vazo me ngjyra dhe forca të veçanta.
Rama: E kam bërë vetë me këto duar. Jam artist serioz unë (qesh) Siç thashë, dua që të shkojë në shtëpi kjo. Se e kam parë që zonja e kupton më mirë artin tim. Këto janë nga pjekja.
Erdogan: Do ta marr në shtëpi, do ta vendos në vendin më të mirë. Do e marrim që tani. Rama: Se kemi paketuar se është pak e rrezikshme, por ta mbajmë me kujdes.
Faleminderit për këtë vazo. Erdogan: Kjo është fundore prej sarajit që kemi në Stamboll, prej shqiptarëve. SHIKO VIDEON KETU
Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje vizitës së presidentit turk Rexhep Rexhep Tajip Erdogan dje në Shqipëri.
Ndërkohë që Erdogan ishte në Laç, ku u dorëzuan 520 apartamente të ndërtuara me fondet e qeverisë turke për të prekurit nga tërmeti, gazeta Prototema shkruan se aktiviteti i organizuar dhe koordinuar nga pala turke u shfrytëzua nga presidenti turk dhe kryeministri shqiptar për të shkëmbyer komplimente për marrëdhëniet vëllazërore mes dy popujve dhe vendeve.
Leave a Reply