Rama puth e përqafon Erdoganin sikur ta kishte vërtet vëlla dhe i jep porosinë e fundit (video)

Ka përfunduar vizita e Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri. Erdogan mbërriti mëngjesin e sotëm në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare 1-ditore.

Pasi u prit me ceremoni në shenjë mirëseardhje, Erdogan vizitoi Laçin në kuadër të inagurimit të banesave për 522 familje, pas shkatërrimeve që la pas tërmeti i nëntorit.

Më pas vizita e Erdogan u pasua me një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama ku u firmosën 7 marrëveshje bashkëpunimi.

Erdogan mbajti edhe një fjalim nga foltorja e Kuvendit, ndërsa në mbrëmje inauguroi hapjen e xhamisë Et’hem Bej si dhe njoftoi se shumë shpejt do të hapet edhe xhamia e Namazgjasë.

Ajo që u vu re në këtë takim përshëndetës teksa Erdogan largohej nga Tirana pas vizitës një ditore, ishte përqafimi me Ramën.

Rama: Shumë të fala të bëni, të gjithë familjes. Erdogan: Faleminderit. Erdogani ka pasur një agjendë të ngjeshur sot, pasi mbërrti në Shqipëri në orën 9:00 dhe u largua vetëm pak minuta më parë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*