U mundua ta turpëronte në sytë e gjithë shqiptarëve, Iliri Shaqiri ‘hakmerret’ ndaj Tokes dhe i pret biletën e daljes për të premten

Banori më i ri i ‘BBV’, balerini Eltion Merja, gjatë javës bëri një deklaratë të fortë ku shprehej me rezerva ndaj Ilir Shaqirit që nuk e kishte ndihmuar gjatë një audicioni në Itali dhe nuk i kishte bërë vlerësimin e duhur gjatë kohës kur ishin të dy pjesë e “Dancing ëith the Stars”.

“Nuk më ka pëlqyer situata në Romë kur ke qenë koreografi i muzikalit “Romeo dhe Zhuljeta”, që unë kam qenë në audicion dhe kam ndejt 2 orë e gjysmë në vijë të parë të audicionit dhe ti ke qenë ai që më ke kërkuar, hajde Eltion tregoja edhe të tjerëve si bëhet dhe si përfundim s’më zgjodhe që të isha kast i balerinëve profesionistë te “Romeo dhe Zhuljeta”, tregoi Eltioni gjatë javës.

Pikërisht kjo gjë ka shkaktuar një debat të fortë mbrëmë mes dy konkurrentëve dhe ideja që u krijua ose më saktë ajo që donte të tregonte Eltioni ishte se “Ilir Shaqiri nuk ndihmon shqiptarët”.

Iliri mbrëmë kishte radhën për të hapur “Kutinë e Pandorës” dhe kur erdhi momenti i nominimeve zgjodhi veten, Arbërin dhe Eltionin.

Pra, pa kaluar shumë nga debati mes tyre, Iliri u “hakmorr” direkt ndaj Tokes, duke e dërguar në nominim dhe me shumë mundësi duke i prerë biletën e daljes për të premten.

Nga gjithë reagimi në rrjetet sociale, u kuptua qartë që shqiptarët edhe në këtë debat ashtu si dhe në shumë të tjerë mbajtën anën e Ilirit, duke filluar me ofendime nga më të ndryshme ndaj balerinit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*