Trajneri i Southampton pyet presidentin serb: Çfarë do të bëjmë me Brojën?

Armando Broja ka shkëlqyer mbrëmjen e sotme kundër Brentfordit. Sulmuesi shqiptar ka treguar përsëri se sa vlen, teksa ka tundur për herë të 5-të rrjetën në Premier League.

Një kampionat ky, që siç shprehet edhe vetë 20-vjeçari është nder të luajë në të. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, trajneri Hasenhuttl ka ngritur në qiell figurën e Brojës, për të cilin shprehet se është një kërcënim i madh ndaj kundërshtarit.

“Ai është një kërcënim i madh. Nuk pati shumë ndeshje të dobëta këtë sezon, ndaj sot tregoi sërish se sa i rrezikshëm mund të jetë për kundërshtarin dhe është shumë i dobishëm për lojën tonë.

Armando Broja ishte një kërcënim gjatë gjithë kohës dhe ne morëm disa vendime të mira për mënyrën sesi duam të luajmë. Forma e mirë e Brojës? Kjo nuk është një surprizë, ai është i shpejtë dhe ka një finalizim fantastik.

Ka disa ar.më që sigurisht po na ndihmojnë. Lojtarët e rinj mund të marrin pak kohë për t’u përshtatur në Premier League dhe ne e dinim se do të ishte një fillim i vështirë, por nuk po përkeqësohemi, po përmirësohemi çdo ditë”, ka deklaruar Ralph Husenhuttl.

Ndërkohë gazetari anglez i “Daily Echo” raporton se vetë trajneri austriak i ka kërkuar drejtuesve të rinj të klubit nëse është e mundur të bëhet diçka për ta mbajtur sulmuesin shqiptar në Southampton edhe sezonin tjetër.

“Sigurisht, atij i pëlqen këtu. Atij vërtetë i pëlqen këtu. Dëshiron të jetë me ne, mendoj. Fansat e duan atë, kështu që le ta bëjmë. Është mirë”, ka shtuar Ralph Hasenhuttl./Sport Ekspres

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*