
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Broja po shkëlqen me skuadrën e Southampton, atje ku të gjithë duan që ai të qëndrojë.
Por, sipas Fabrizio Romano, skuadra e Chelseat po planifikon që Armando Broja të jetë pjesë e projektit të tyre të ardhshëm.
Teksa, trajneri i “Shenjtorëve”, Hasenhuttl tha se ai dëshiron të jetë me Southampton. “Ne do të donim ta zgjasnim qëndrimin e tij këtu, atij i pëlqen. Ai dëshiron të jetë me ne”.
Ndërkohë gazetari anglez i “Daily Echo” raporton se vetë trajneri austriak i ka kërkuar drejtuesve të rinj të klubit nëse është e mundur të bëhet diçka për ta mbajtur sulmuesin shqiptar në Southampton edhe sezonin tjetër.
“Sigurisht, atij i pëlqen këtu. Atij vërtetë i pëlqen këtu. Dëshiron të jetë me ne, mendoj. Fansat e duan atë, kështu që le ta bëjmë. Është mirë”, ka shtuar Ralph Hasenhuttl./
Leave a Reply