“Nxehet” merkato! Teuta dhe Kukësi në garë të fortë për të siguruar kapitenin e Shpresave

Kapiteni i Shqipërisë U-21, Jorgo Pëllumbi, është gati që të rikthehet në Superiore. I dalë nga Skënderbeu, futbollisti shqiptar provoi aventurën në Kroaci te Varazdin.

Gjithashtu pjesë e Shpresave të Alban Bushit, ky lojtari ka treguar sigurinë në prapavijë. Në bazë të informacioneve të siguruara nga “Sport Ekspres”, për këtë lojtar janë në garë Teuta dhe Kukësi për ta marrë në formën e huazimit nga Varazdin.

Presidenti i klubit të durrsakëve Edmon Hasanbelliu ka biseduar me përfaqësuesit e Pëllumbit, ndërsa së fundmi është interesimi i Kukësit që i jep një garë këtij transferimi.

Sa i përket klubit kroat, Varazdin është duke kërkuar një zëvendësues për Pëllumbin dhe më pas do ta lejojë që të rikthehet në Superiore.

Ndërkohë, Kukësi ka zyrtarizuar pak më parë Emiljano Mustën. Elbasanasi ka qenë ndër të paktët afrime nga Partizani që ka bindur në këtë sezon të ri, mes shumë lojtarësh që zhgënjyen. Por për shkak të problemeve me drejtuesit e klubit është vendosur ndarja e rrugëve.

Nuk kanë kaluar as 24 orë dhe Musta është zyrtarizuar në ekipin e ri. Bëhet fjalë për një rikthim te Kukësi, ndërsa kjo lëvizje mund të quhet ngjitje për mbrojtësin që tanimë është pjesë e skuadrës që ndodhet në vendin e dytë dhe po lufton për titullin kampion. /Sport Ekspres

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*