
Partizani kërkon me çdo kusht që në ditët e mbetura të merkatos së janarit ta largojë Ergys Kaçen për të shpëtuar nga kostoja e tij e madhe financiare.
Prej ditësh, lojtari dhe klubi po negociojnë për mbylljen e bashkëpunimit, por Kaçe po bën rezistencë me pretendimet e tij të larta për të pranuar mbylljen e bashkëpunimit.
Klubi ka bërë edhe lëvizjen e fundit për ta detyruar atë të largohet. “Panorama Sport” mëson se Kaçe është dërguar nga trajneri Mehmeti të stërvitet me Partizanin U-21.
Kjo lëvizje natyrisht është mesazh i qartë nga drejtuesit e klubit të kuq për korçarin, se nëse ai nuk largohet, nuk do të ketë shansin të luajë.
Drejtuesit i kërkuan edhe pak ditë më parë mesfushorit të shkonte tek ekipi U-21, por ish-fantazisti i Kombëtares fillimisht refuzoi.
Kujtojmë se Kaçe erdhi me shumë bujë merkaton e verës te Partizani dhe pritej të bënte diferencën në Superiore, por nuk ndodhi fare kështu.
Leave a Reply