Iliri dhe Sabiani darkojnë bashkë në vendin më pikant në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’

Iliri dje hapi kutinë e pandorës dhe ajo i dha si dhuratë një darkë me mikin e tij të zemrës që njohi brenda në shtëpinë e Big Brother, Sabianin.

Ata u takuan dhe u përqafuan me shumë entuziazëm. Kaluan darkër në suitën e Big Brother e cila duket sikur më në fund mori kuptim.

Këtë batutë u bëri Arbana duke qeshur ndërsa ata përqafoheshin me njëri-tjetrin duke mos u besuar dor syve që ishin përballë.

Arbana i kujtoi Sabianit që ka firmosur një kontratë e cila e detyron të mos japë informacion nga jashtë gjatë darkës dhe i kërkoi Ilirit mos ta vendosë Sabianin në një pozitë të tillë.

Për Ilirin është një frymë energjie pasi marrëdhëniet e tij me pothuajse të gjithë banorët janë të tensionuara në këtë pikë të lojës.

Dy shokët patën gjithë mbrëmjen në dispozicion për të darkuar dhe për të biseduar e për t’u shmallur me njëri tjetrin dhe sigurisht për të bërë pak thashetheme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*