Beatrix dhe Donaldi i japin fund lidhjes, mamaja e këngëtares është shumë dakord me atë që tha Arjola mbrëmë gjatë spektaklit

Mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP”, është biseduar edhe për marrëdhënien e Beatrix me Donald, e cila u krijua pikërisht brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Teksa në fillim u duk si një lidhje e fortë, tani gjërat duket se kanë ndryshuar.

Këngëtarja ankohet se aktori i humorit nuk po i jep vëmendjen që i ka dhënë në fillim të lidhjes së tyre ndërsa u duk se situata u përkeqësua me ardhjen e banderolës që i kujtonte Donaldit ditëlindjen e ish të dashurës.

Këtë gjë Donaldi e mohon, duke thënë se është po njësoj dhe nuk ka ndryshuar. Teksa Arbana Osmani pyeti se çfarë mendojnë banorët e tjerë për këtë situatë, ndërhyri Arjola e cila i doli në mbështetje Beatrix.

Donaldi: Normale ta dojë 24 në 24? Arjola: Ça, vëmendjen? Donaldi: Avash se nuk marr rrogë nga Trixa, nuk më paguan Trixa, nuk jam kloun. Tallesh ti

Arjola: Çfarë o zemra nuk je kloun? Donaldi: Është normale Arjolë? Arjola: Se di Donald, e kam shumë të sinqertë. Për Zotin e kam vërejtur se je në botën tënde dhe unë nuk po them se po bën gabim. Thjesht duhet ta kuptoni njëri-tjetrin pak më shumë

E pikërisht këtë moment mamaja e Beatrix, Antigone Ramosaj, e ka publikuar në “Instastory”-n e saj. Ajo madje ka etiketuar Arjolën dhe e ka shoqëruar postimin me një emoji zemër të madhe.

Duket se nëna e këngëtares është dakord me fjalët e aktores së njohur dhe e kënaqur se Arjola po mbështet vajzën e saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*