Vde.kja e 3-vjeçarit në Fier, flet edukatorja më në fund! Ajo tregon si ndodhi ngjarja e rëndë

Redina Binjaku, edukatorja e kopshtit privat në Fier ku v diq 3-vjeçari ka treguar se si ka ndodhur ngjarja e rëndë të premten e kaluar.

Ajo ka treguar se të premten fëmija ka shkuar në kopësht si çdo ditë tjetër dhe babai i tij Arjol Kodheli e kishte çuar. I ati atë ditë ka paguar pagesën mujore të kopshtit dhe i ka kërkuar edukatores që ta bëjë gati fëmijën pasi do ta merrte vetë rreth orës 13:00.

Edukatorja 27-vjeçare kishte një marrëdhënie shumë të mirë e shumë të dashur me fëmijën i cili ishte shumë i dashur dhe i shkathët. Fëmija qëndronte në kopsht pasi hante ushqim, por dhe flinte së bashku me fëmijët e tjerë.

Ditën e premte kur ora po shkonte 13:00 dhe babai do shkonte të merrte fëmijën, edukatorja e ka bërë gati e ka veshur dhe e ka lënë në korridor afër portmontosë, ku ndodhej çanta, pasi një fëmijë tjetër nga grupi i saj po qante. Ky ka qenë dhe momenti fatal.

Edukatorja kishte shkuar brenda në klasë për të parë se çfarë kishte ndodhur me fëmijën tjetër, pse po qante dhe e ka qetësuar atë. Por kur edukatorja është kthyer te fëmija i vogël e ka gjetur atë të varur tek varësja ku fëmijët linin xhupat dhe çantat.

Edukatorja i ka dhënë ndihmën e parë dhe ka njoftuar përgjegjësen, stafin e më tej administratorin. Mësohet se fëmija ka hipur në pjesën ku lihen këpucët dhe ka tentuar të marrë vetë çantën, por ka rrëshqitur duke i ngecur kapuçi në varëse, gjë që i shkaktoi mbytjen dhe ka bërë që të ndërrojë jetë.

Policia kur ka shkuar në kopësht ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike por fatkeqësisht i vetmi vend pa kamera në këtë kopsht privat ishte një korridor 4 metra i gjatë mes klasave ku fëmijët vendosnin këpucët dhe çantat.

Në trupin e fëmijës nuk ka patur asnjë shenjë tjetër përveç asaj në qafë të shkaktuar nga kordoni i kapuçit të xhupit. Nga deklarimet e edukatores në Polici mësohet se në ditën që ka ndodhur ngjarja në klasën ku ajo kryen mësim ka pasur pesë fëmijë. Edukatorja ishte shumë e dashur me fëmijët dhe fundjavën që ndodhi ngjarja e rëndë do të fejohej.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*