Tani u ndanë përfundimisht apo jo? Tirksa do vëmendje 24 orë, Donaldi thotë që nuk është kloun

Trixën e shtrydhën me pyetje sonte por nuk qitën dot gjë. “Si je, si je”, e pyeste Arbana. “Nuk e di…unë…nuk…unë nuk po kërkoj dhe nuk po i ndaloj asgjë, por janë ca momente…ku di unë…futet një gjendje, thotë Trixa pa mundur ti vendosë një pikë mendimit.

“Si ndihesh”, e pyet akoma Arbana, “bravo si e përballove situatën e balonës me mesazhin e 9 Janarit”, i thotë opinionistja Balina.

A mendon se Donaldi ka akoma mendime për të kaluarën, e pyet Dalina që sonte zëvendëson Arbër Hajdaraj, “po mendoj se ka,” përgjigjet Trixa.

Unë nuk e di, unë dua thjesht komunikim”, thotë Donaldi. “Vjen Egzona dhe ti hapesh me Egzonën, ajo që i shprehe Egzonës ishte gati një ndarje”, i tha Dalina Buzi.

“Beatrix ka qenë ajo që ka qenë që ditën e parë,” i thotë Dalina duke iluduar që diçka ka ndryshuar me Donaldin në lidhje me Trixën.

“Sepse ti gjen gjithmonë momentin e gabuar”, hidhet Trixa, “më pyet gjithmonë ça ke ça ke”. “Unë dua që ta lirosh veten i thotë Donaldi, të më përgjigjesh kur të pyes.” “Ec më fol njëherë në mëngjes. Ti me mua nuk bën më shaka,” thotë Trixa.

“E kuptova tha Donaldi, do vëmendje 24 në 24.” “Po normale “thotë Arjola. “Unë nuk varem nga Trixa, nuk jam klloun”, përfundon Donaldi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*