Lot dhe rrëqethje mishi! Arjola e thotë për herë të parë historinë e saj: U ngjita në katin e tretë për të vr arë veten, mami më bindi të jetoj

Arjola Demiri ka pasur një jetë dramatike, ndryshe nga shumica e grave në Shqipëri. Historinë e saj në detaje e ka rrëfyer sonte në Big Brother VIP.

“Në vitin 2005 ndryshova totalisht, sepse ishte viti kur u martova. Endrrat për t’u bërë aktore ndryshuan, sepse u lidha me fëmijët e mi dhe burrin. Nga shoqëria e përbashkët pastaj mora vesh se burri kishte krijuar një lidhje. Eshtë një ndjenjë që ta thyen krenarinë dhe depresioni, ngaqë nuk ndihesha rehat, më dobësoi si person”.

“Pas 6 vitesh që e fala, vendosa të largohesha nga shtëpia. Kam udhëtuar 18 orë për të marrë azil në Suedi. Kisha 3 fëmijë të vegjël, me pamundësi, me një shtëpi që më dha shteti suedez, qaja me orë të tëra në banjo, se nuk doja të më shihnin fëmijët. I kërkoja llogari Zotit se pse e meritoja atë fat”.

“Më pas vendosa të rikthehesha në familjen time në Tropojë. I përulem mamit dhe babit, që më hapën derën, pa u merakosur se si do të flisnin të tjerët. Mami merrte borxh për të më mbajtur mua. Një herë u ngjita në ballkon në katin e tretë. Doja të vr-isja veten. Mami më vjen pas kurrizit dhe më thotë se sa ka vuajtur për të na rritur. Më tha se ku do i lija 3 fëmijët e mi. Për hir të fëmijëve, vendosa të ngrihesha në këmbë. Mami nuk ka qenë dakord për divorcin”.

“Donte që të mos hiqja dorë nga martesa ime. Në Tropojë është e vështirë që vajza e divorcuar të rikthehet në shtëpi. Ajo e bëri. Jeta ime u dedikohet fëmijëve të mi. Unë ndoshta nuk do të martohem kurrë. Më ka marrë malli shumë për mamin tim. Ajo e ka vuajtur ndarjen time më shumë sesa unë. Do doja t’i kërkoja një falje të madhe”.

Big Brother VIP tashmë ka shkuar në fazën më të nxehtë, sepse kanë mbetur banorët më popullorë të shtëpisë plus 5 banorët e rinj si prurje fringo në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Banorët e vjetër kanë rreth 100 ditë në këtë shtëpi, e cila është ndërtuar pak metra larg Top Channel-it. Fituesi do të paketojë 100 mijë euro, ndërsa finalistët secili nga 10 mijë euro.

Shifra e dytë u vendos para pak ditësh, si një formë bindëse për t’i mbajtur në shtëpi edhe për një muaj më shumë nga sa ishte parashikuar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*