(foto) Ky është vendi ku thuhet se humbi jetën 3-vjeçari në kopshtin privat

Një fëmijë  3 vjeç ka humbur jetën disa ditë më parë në ambientet e një kopshti privat në Fier. Abcnews.al ka siguruar foton nga vendi ku dyshohet që ka humbur jetën 3 vjeçari, ku sipas dëshmive të punonjësve të kopshtit është mbytur me lidhësen e trikos teksa po përpiqej që të merrte çantën.

Sipas dëshmive vogëlushi është përpjekur që të marrë çantën që ndodhej në varëse, për këtë ai ka hipur në dollapët që ndodheshin tek kopshti por kur ka tentuar të zbresë lidhësja i ka ngelur në varëse.

Fëmija është gjetur pa shenja jete nga edukatorja Redina Binjaku. Ndërkohë një ditë më parë familjarët e vogëlushit protestonin dhe kërkonin drejtësi pasi sipas tyre vendi ku thuhet se është mbytur fëmija është dyshues.

Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregon para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen. Sipas nënës së viktimës, edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë.

“Edukatorja më ka gënjyer, më ka marrë mua të parën në telefon më tha është mbytur me litar të bluzës, është në gjendje të mirë dhe është përmendur.

Në momentin që shkova në spital, më thanë është futur në sallë të operimit, pastaj doktori më tha fëmija ka ardhur pa jetë këtu. Na thanë ka kamera sigurie, por kur shkuam nuk kishte. Djali 15 kg nuk ka mundësi të mbytej nga varësja. Kërkoj drejtësi për shpirtin e Noas tim”, tha nëna mes lotësh.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*