Ish-modeli i Versace shokon botën me sekretin e tij: Pi urinën time

Ish-modeli Troy Casey, një emër shumë i njohur, ka habitur me sekretin e tij për të qenë i shëndetshëm dhe të ketë një pamje të kuruar.

Mediat e huaja raportojnë se sipas Casey sekreti i shëndetit të tij dhe pamjes është rutina e përditshme që ai ndjek, duke pirë urinën e tij.

55-vjeçari thotë se shumica e bashkëmoshatarëve të tij nuk duken apo ndihen aq mirë sa ai. Ai numëron mbi 122 mijë ndjekës në Instagram dhe të gjitha meritat e paraqitjes së tij ia atribuon kësaj përpjekjeje.

‘Kam vendosur urinën në rutinën time të përditshme prej kohësh. Nuk flitet shumë, por urina është burim aminoacidesh, qelizave staminale dhe antitrupave. E pi çdo mëngjes dhe ndihem mirë”, –tha Troy.

Troy dëgjoi për herë të parë për terapinë urinare në vitin 2004 dhe kur e provoi vetë, u befasua nga rezultati pozitiv. Përveçse e ka pirë për 18 vjet, Troy lyen edhe trupin me urinën e tij.

Komentet dhe reagimet në rrjetet sociale pas këtij lajmi kanë qenë nga më të ndryshmet, por shumë prej tyre e quanin veprim neveritës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*