Fajtorja kryesore për vde.kjen e 3-vjeçarit në kopshtin privat, merret vendimi për edukatoren 27-vjeçare

Është lënë në b. ur g, Redina Binjaku, edukatorja 27-vjeçare në kopshtin privat “Flatrat e Dijes” në Fier ku ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeçar.

Binjaku mësohet se nuk është paraqitur fizikisht në Gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, i cili është njohur me masën e sigurisë “a rr est me b urg” për klienten e tij.

27-vjeçarja u a rrestu a, pasi sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta. Familjarët e vogëlushtit thonë se ngjarja është manipuluar dhe se në kopshtin “Flatrat e Dijes” nuk kishte kamera. Paraprakisht, është thënë se fëmija 3 vjeç është mbytur me kapuçine  xhupit.

Nga ana tjetër, familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi. Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregon para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen.

Sipas nënës së viktimës, edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*