Edukatorja e dënuar për vde.kjen e 3-vjeçarit shkruan letër nga bu.rgu: Jam keq! Ajo ka një kërkesë

Është lënë në burg, Redina Binjaku, edukatorja 27-vjeçare në kopshtin privat në Fier ku ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeçar.

27-vjeçarja u arrestua, pasi sipas bluve, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores.

Sigurohet edhe dëshmia e dhënë nga edukatorja e cila i shpreh ngushëllime familjes ndërsa thekson se ndodhet në kushte të vështira psikologjike.

“Në radhë të parë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të miturit. Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht prej situatës në të cilën ndodhem. Për këtë shkak nuk mund të marrë pjesë në zhvillimin e seancës për vlerësimin e arrestimit dhe masën e sigurimit personal.  Kërkoj të përfaqësohem nga avokati im Ylli Asimetaj.” është shprehur Redina Binjaku.

Nga ana tjetër, familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi. Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregon para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen.

Sipas nënës së vogëlushit, edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mituri ndërroi jetë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*