Broja flet pas supergolit të shënuar sot dhe tregon sërish ‘qëndrimin me këmbë në tokë’: E dija se nuk mund të më kapnin dot

Armando Broja ka shkëlqyer mbrëmjen e sotme kundër Brentfordit. Sulmuesi shqiptar ka treguar përsëri se sa vlen, teksa ka tundur për herë të 5-të rrjetën në Premier League. Një kampionat ky, që siç shprehet edhe vetë 20-vjeçari është nder të luajë në të.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Broja ka treguar mënyrën se si shënoi golin pak minuta pas nisjes së pjesës së dytë, si dhe ka rrëfyer marrëdhënien e bukur që ka me tifozët e Southampton-it.

“Ishte një top i mrekullueshëm nga Oriol Romeu. E dija se mbrojtja ishte mjaft e hapur, kështu që nuk e mendoja se do të më kapnin nga atje. Ishte një gol i mirë ndaj jam i lumtur.

Kur ishte 2-1, ata po ecin përpara dhe gjithmonë mund të arrijnë një gol me fat, i cili ndryshon perspektivën e lojës, kështu që kur shënoni një gol të tretë, mund të vazhdoni.

Është një nder të luaj në Premier League për një klub kaq të mirë dhe të jem pranë një klubi si ky dhe lojtarëve të tillë. Jam mirënjohës që jam pranë ekipit. Unë po përpiqem të ndihmoj ekipin dhe të shënoj gola, kjo është gjithçka që mund të bëj. Tifozët? Është e mrekullueshme, nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh tifozët pas teje, është e mahnitshme, të prek zemrën dhe të kem atë përgjigje, jam shumë mirënjohës për ta.

Unë jam i ri dhe prandaj është e rëndësishme që të qendroj me këmbë në tokë. Kam ardhur nga liga holandeze në Premier League dhe prandaj është një hap i madh. Është e mrekullueshme. Jam në kampionatin më të fortë në botë dhe prandaj është shumë e vështirë, por unë thjesht po shijoj futbollin tim.”, ka deklaruar Armando Broja./Sport Ekspres

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*