“Bom.ba” e mesnatës! Odise Roshi te Shkëndija me ndërhyrjen e Lorik Canës?

Shkëndija e ka nisur shumë vrullshëm merkaton e janarit, duke bërë disa afrime të bujshme, por kuqezinjtë e Tetovës nuk kanë ndërmend të ndalen.

Pas rikthimit të “Bubës” Ferhan Hasanit, transferimit të Klinsman Cake, Shkëndija është hedhur në sulm për të bërë vërtet një goditje surprizë.

Sipas faqes “Shkëndija Mbi Të Gjitha”, kuqezinjtë janë shumë afër transferimit të Odise Roshit, fantazistit të Shqipërisë që luan në Ligën e dytë turke me Boluspor.

Faqja në fjalë zbulon gjithashtu se ndërmjetës mes palëve në këtë lëvzje është legjenda e Kombëtares, ish-kapiteni Lorik Cana.

“ODISE ROSHI NE BISEDIME SERIOZE ME SHKËNDIJEN! Roshi (30) ka marre nje oferte nga Shkendija te cilen e shqyrton seriozisht.

Ne kete operacion te komplikuar nje nga figurat kryesore eshte legjenda e futbollit shqiptar Lorik Cana me aminin e dhene nga z.Destani.

Roshi luan si sulmues krahu, ndersa momentalisht luan ne ligen e 2 te Turqise tek Boluspor.
Shkendija me ngulm kerkon nje lojtar ofenziv, ndersa nese Doriev shitet atehere do kete hapesire edhe per nje lojtare te repartit ofenziv.

Nese gjithcka permbyllet me sukses, dera do ngelet e hapur edhe per emra tjere, te presim e te shohim!”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*