Armando Broja mahnit Anglinë, sulmuesi kuqezi vendos një tjetër REKORD! E bënte Diego Costa te Chelsea në vitin 2014

Armando Broja ka shënuar golin e parë për vitin 2022 me Southampton. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në takimin ndaj Brentford, që po fitohet me shifrat 4-1.

Goli i Brojës do të vinte në minutën e 48 të takimit. Pas një pasimi fantastik nga zona e Southampton, sulmuesi shfrytëzoi shpejtësinë e tij mbreslënëse duke kaluar edhe portierin kundërshtar.

Pas disa dëmtimeve në fushën e lojës, trajneri Hasenhutl ka zgjedhur që ta largojë nga fusha rreth 10 minuta para fundit të takimit.

Ndërkohë pas këtij goli të shënuar ndaj Brentford, “Opta Joe” që tregon statistikat e lojtarëve shkruan se Armando Broja është lojtari më i ri në historinë e Premier League që arrin të shënojë në 4 ndeshjet e para si titullar në shtëpi, në Premier League. Është lojtari i parë që ia del në këtë kompeticion që nga koha e Diego Costës te Chelsea në 2014.

Broja është kthyer tashmë në një titullar të padiskutueshëm te Southampton dhe gjithmonë ka me vete mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozave vendas.

Pak ditë më parë Southampton ndërroi pronar, në krye të klubit ka ardhur një biznesmen serb dhe direkt kërkesa e parë e tifozëve ishte blerja e Brojës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*