Mbretërsha e ardhshme e Anglisë feston ditëlindjen e 40-të dhe me thjeshtësinë e saj duket mahnitëse

Është konsideruar shpeshherë si pasuesja më e denjë e mbretëreshës Elizabeth, për të mos thënë e vetmja që mund të vijojë të ruajë balancat dhe lavdinë e familjes mbretërore.

Edhe pse mosmarrëveshjet mes saj dhe Meghan Markle kanë qenë shpesh ‘ushqimi’ i preferuar për mediet e ndryshme, duket se Kate Middleton e rrethon një aureolë fitoreje: mbështetja e pakushtëzuar e popullit britanik e jo vetëm.

Sot, mamaja e tre fëmijëve feston 40-vjetroin e lindjes. Me këtë rast ajo ka publikuar një set fotografik të realizuar nga Paolo Roversi, frymëzuar nga portretet e mbretëreshës Elizabeth 2 dhe mbretëreshës Victoria.

Në fotografitë bardh e zi, 40-vjeçarja zgjodhi të kombinonte fustanet e Alexander McQueen me vathët nga koleksioni i princeshës Diana.

Fotot do të shfaqen në tri zona të ndryshme ku ka jetuar dukesha: Berkshire, St. Andrews dhe Anglesey. Berkshire është vendi ku ajo u rrit, në St. Andrews ajo ndoqi universitetin dhe filloi marrëdhënien me princin William, kurse Anglesey është vendi ku çifti jetoi pak para dhe në fillim të martesës.

Sipas fotografit italian ngrohtësia, pritja miqësore e dukeshës dhe sytë e shndritshëm pasqyronin bukurinë e shpirtit të saj. Gjithashtu bëhet e ditur se Middleton do të festojë ditëlindjen privatisht në shtëpi me bashkëshortin e saj Princin William dhe tre fëmijët George, Charlotte dhe Louis. /Living

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*