Shqiptari që shihni na foto na ka bërë të gjithëve krenar, ngre ngjyrat kuqezi në Shtëpinë e Bardhë, shtëpia me e sigurt në botë

Ky që shihni në foto është truproja shqiptar i presidentit të Amerikës, i cili valëvit ngjyrat kuqezi në tarracën e Shtëpisë së Bardhë. Detyra e tij është të mbrojë jetën e Joe Biden.

Djali që shihet në foto, duke valëvitur një fanellë me flamurin shqiptar, ndodhet në tarracën e ndërtesës më të rëndësishme të botës, ku merren vendimet dhe qëndron presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Foton e ka ndarë në rrjetet sociale, Gjon Juncaj, një prokuror shqiptaro-amerikan, i cili ka punuar disa vite edhe në Ambasadën amerikane në Tiranë, për të ndihmuar zbatimin e reformës në drejtësi.

“Përgëzime mikut tim dhe vëllait shqiptar, pas përfundimit të misionit të tij në Shërbimin Sekret Amerikan.

Nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë, po i tregon gjithë botës krenarinë e tij pas 30 vitesh që ka mbrojtur presidentet e Shteteve të Bashkuara.

Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, shkruan Junçaj në statusin e tij në rrjetet sociale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*