Mori pjesë në protestën e sotme në selinë e PD, Stresi e pëson kot së koti në fund! Bën thirrje direkt nga furgoni i policisë

Reperi i njohur Stresi e ka treguar prej vitesh tanimë bindjen e tij politike, dhe mbështetjen për Sali Berishën, liderin historik të Partisë Demokratike.

Edhe sot, ai s’kishte si të mungonte në protestën para selisë së PD, që u shoqërua me tensione dhe dhunë, madje u desh që të ndërhynte policia.

Por, duket se mes të shoqëruarve ka qenë edhe Stresi. Vetë ai postoi një InstaStory nga furgoni i policisë, ku shkruan se nuk ka bërë asgjë.

“Nëse kam gjujt një gurë keni të drejtë me vepru po jo kot. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bërë gjë! I bëj thirrje mediave”,- ka shkruar reperi.

Sakaq, gjatë protestës u hodh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve, në përpjekje për t’i shpërndarë ata. Ndërkohë pas këtij veprimi ish-lideri i PD-së, Sali Berisha ka folur para mediave duke kërkuar qetësi nga të gjithë mbështetësit e tij që janë mbledhur për të protestuar përpara selisë së partisë demokratike. Ai ka paralajmëruar në fund të protestës se ky është vetëm fillimi i qëndresës për liri.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*