Berisha bëri protestë të dhun shme sot, Armina Mevlani: Ki pak dinjitet zotëri!

Armina Mevlani, bloggerja dhe njëkohësisht partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit lidhur me protestën e ditës së sotme në selinë e Partisë Demokratike.

Armina i ka bërë thirrje kryetarit të PD, Lulzim Bashës të ketë pak dinjitet dhe të largohet nga shtëpia e demokratëve të vërtetë të cilën e ka uzurpuar.

Megjithatë ajo thotë se për liderin e opozitës, dinjiteti është një fjalë e huaj pasi nëse do e njihte do ishte larguar pas disfatave të vazhdueshme. Ajo e quan opozitën fallco e që mbështetet nga Policia e Shtetit.

“Kjo është situata e trishtë ku ndodhet sot opozita ‘fallco’ e mbështetur nga policia e Shtetit. Dhe opozita e vërtetë e dhunuar sepse dëshiron që të hyjë në shtëpinë e vet. Me të drejtë dhe vota të plota!

Nuk ka bërë vaki që dikush të qëndrojë me dhunë kur demokratët nuk e duan. Pak dinjitet zotëri. Pak dinjitet. Megjithëse dinjitetin e ke fjalë të huaj. Sepse po ta njihje do të ishe larguar që kur humbe për herë të 100″, shkruan Mevlani.

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua sot në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda.

Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*