E motra luftoi 10 vjet me leuçeminë, aktori i njohur dhuron 70% të pagës për gjetjen e kurës

Aktori i njohur kanadez Keanu Reeves dhuroi 70% të pagës së marrë nga filmi ii tij i parë “The Matrix” për të financuar kërkimine një kure për sëmundjen e leuçemisë (k anceri i gjakut), pasi motra e tij më e vogël luftoi me sëmundjen për 10 vjet.

Sipas Daily mail, 57-vjeçari, i cili thuhet se u pagua 10 milionë dollarë paraprakisht dhe fitoi 35 milionë dollarë në total për filmin e parë në vitin 1999, u bë kujdestari kryesor i Kim gjatë kësaj kohe dhe ndihmoi në rimëkëmbjen e saj pasi kaloi një dekadë duke luftuar me k ancerin.

Ai shiti shtëpinë e tij për të qenë më afër saj dhe vazhdimet e filmit Matrix u vonuan. Ai gjithashtu shpenzoi 5 milionë dollarë për terapi për të ndihmuar Kimin të shërohej.

Aktori i njohur që atëherë ka krijuar një fondacion bamirësie për të ndihmuar ata që luftojnë me kancerin. Kjo nuk është diçka e re teksa në vitin 2001

ylli dorëzoi një pjesë të konsiderueshme të fitimeve të fundit të filmit të tij të dytë dhe të tretë Matrix te VFX dhe ekipet e dizajnit të kostumeve.

Në qershor 2020, Keanu nxori në ankand një “takim”virtual Zoom 15-minutësh për të mbledhur para për një organizatë bamirëse për kancerin e fëmijëve, “Camp Rainboë Gold”. Në tetor, u zbulua se ai i dhuroi ekipit të tij të John ëick 4 orët Rolex Submariner me vlerë 9,150 dollarë secila.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*