Ergys Kaçe i jep “duart” Partizanit dhe zgjedh ekipin e ri në elitën e futbollit grek, por i habit të gjithë me zgjedhjen e tij

Ergys Kaçe erdhi me bujë të madhe te Partizani. Të gjithë e kishim parë mesfushorin në ndeshjet e Kombëtares për mënyrën sesi luante dhe impaktin që kishte në fushë.

Por deri tani nuk kemi parë në Superiore ende Kaçen që njohim, përtej emrit të shkruar në fanellë. Duket se lojtari i ka bërë gati valixhet dhe do të iki që në merkaton e janarit.

Interesimet nuk mungojnë dhe tashmë është bërë e ditur një skuadër greke që kërkon shërbimet e tij. Bëhet fjalë për Apollon Smyrnis, që aktualisht ndodhet në vendin e fundit të elitës së futbollit grek.

Interesimi i tyre është i madh për të kthyer mesfushorin shqiptar, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me kontratën e Kaçes te Partizani që skadon në fundin e këtij sezoni.

Ergys Kaçe nuk është një lojtar i zakonshëm dhe as një 18-vjeçar pa përvojë, por është një futbollist që u afrua te Partizani të bëjë diferencën, të marrë përgjegjësi në fushën e lojës dhe të ndihmojë skuadrën që të arrijë objektivat. Ai nuk është përgjegjësi kryesor për situatën në të cilën ndodhet skuadra, por ama ka detyrimin moral (nëse nuk e ka në kontratë) që duhet të ketë një komunikim herë pas here edhe me opinionin publik.

Është shumë e thjeshtë të marrësh rrogën në një klub dhe të shmangësh çdo përgjegjësi apo të injorosh tifozët duke mos folur asnjë fjalë. Disa zëra thonë se “nuk është edhe aq mirë me gjuhën shqipe”, por kjo nuk pi ujë…

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*