Lushnja ka mbetur me ditë të tëra pa ujë, deputeti: Mos hani shumë se s’keni ku të dh….

I njohur për stilin e tij popullor në të folur, deputeti i PD për Lushnjën Saimir Korreshi ka reaguar këtë radhë për mungesën e ujit të pijshëm në zonë. Duke akuzuar qeverinë ai shprehet se njerëzit i kishin harruar kovat, por partia po i kthen pas në kohë.

“U be pika e ujit sikur te ishte shampanje! I kishin harruar njerezit kovat e ujit si ngjiteshin deri ne kat te 6. Por Partia nuk fle ju kthen pas ne kohe.

Sa dite u bene pa ujë? Dini gje? Guxoni te mos e paguani nje muaj faturen e ujit i gjeni xhelatet te dera e shtepise, ndersa kur ke tre dite pa pik uji faji ngelet jetim.

Neser del shampo per morrat per te tjerat furçe me fije metalike. Krishtlindje te mbara vetem mos hani shume se skeni ku shkoni ne banje edhe lokalet i kane kyçur banjot. Te rroje Partia”, shkruan deputeti në Facebook.

Fjalimi i deputetit demokrat, në një fjalim të pak kohëve më parë në Parlament,Saimir Korreshi, që përfaqëson zonën e Lushnjes, ka shkaktuar të qeshura në radhët e demokratëve por edhe socialistëve, sidomos Lulzim Basha dhe Damian Gjiknuri, ishin ata që nuk e mbajtën dot të qeshurën.

Deputeti kritikoi qeverinë, duke folur për spitalin e Lushnjës, kushtet e të cilit sipas tij nuk janë normale, por edhe për policinë, apo për largimin e të rinjve nga vendi.

“Shkoni te spitali i Lushnjes, ke frikë të mjekohesh të del miu nga këmbët dhe mos dish nga të vesh. Në çfarë botë jetoni ju? A e dini sa ka paguar një njeri për të kuruar, për të ndjekur me infermier në shtëpi. Të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiash se e u përhap po shkove në Tiranë, kthehesh me arkivol” . kjo ka ndodhur. Kostoja për një të sëmurë ka qenë 3 milion lekë. Po, po 3 milion lekë. Ju thoni do bëjmë shkolla të reja, por nuk kemi nxënës, por fëmijët kanë ikur. Ju ndërtoni nëpër ëndrra. Se këtu po bëhet nami, ne jemi eksportuesit e parë në botë? Çfarë eksportuesish jemi ne? Ju keni ndenjur gjithë jetën në Tiranë dhe nuk e keni idenë çfarë bëhet në terren. Thoni kemi bërë peshkim dhe do jetë tarifa zero, nafta pa akcizë. Por keni shembullin e Karavastasë. Para tetë vitesh sesa paguhej në tatime fitimi që jepte kjo kënetë. Kurse sot del me humbje. Tani ka dy gjëra o ju rruani lekët, ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka fut vrapit . ju thoni policia, me kë polici do ndiqni krimin ju? Me atë policin që mori lekët dhe iku me vrap,” u shpreh ndër të tjera depueti Korreshi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*