Po e kërkojnë gjithë shqiptarët! Dënim me v.dekje për kriminelët e fëmijëve? Rama merr vendimin e parë se çdo ndodhë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një pyetësor me qytetarët për disa çështje. Mes tyre është edhe dënimi me v.d ekje për k rimet kundër fëmijëve.

“Më tutje kemi situatën ku u gjendëm së fundmi, krimet e dhunës në familje dhe kundër fëmijëve. Duke pasur parasysh se opinioni kërkon ashpërsim ekstrem në dënimin e autorëve përsëritës të k rimeve kundër personit por në të njëjtën kohë kjo përbën edhe një sfidë në raport me standarde të caktuara apo me të gjithë procesin tonë që është i lidhur me botën ku jetojmë. Ne duam nga qytetarët opinionin e tyre”, tha Rama.

Në prag të vitit të ri, qeveria ka vendosur të startojë një nismë të re. Nisma parashikon një pyetësor që do i dërgohet çdo shqiptari për zhvilluar një kuvendim popullor për mendimin mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.

Rama tha se është koha të lëmë pas llogoret e sherrit politik për të hedhur hapa të mëdhenj përpara duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi.

“Në prag të një Viti të Ri mundësish të reja, Qeveria vendosi t’i japë jetë një nisme të re demokratike, duke hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë. Me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë, do të zhvillojmë një kuvendim popullor, ku duam mendimin tuaj mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.

Eshtë koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi politike, ekonomike e sociale. Le të dëgjojmë njëri-tjetrin si njerëz të këtij vendi të bekuar, si shqiptarë e shqiptare që na ndajnë shumë gjëra, po na bashkon flamuri kuqezi dhe e ardhmja e fëmijëve tanë pa dallim”, tha Rama.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*