Plas grushti në protestën që mblodhi Sali Berisha në Tiranë kundër Vuçiç (video)

Dy mbështetës të Berishës janë përfshirë në një sherr me njëri tjetrin në protestën e sotme. Ata kanën goditur me grushte e shqelma njëri-tjetrin.

Sikurse mund të shihet edhe në video, njëri prej tyre ecën në mes të turmës, kur një tjetër protestues i vërsulet duke e goditur me grushte e shqelma, e më pas e rrëzon në tokë, pa ndaluar goditjet. Nuk dihet se cilët janë personat e përfshirë në sherr dhe as arsyeja se përse u konfliktuan.

Në kohën që Sali Berisha mbyllte protestën para Kryeministrisë, Edi Rama mbërriti në Elbasan për darkën zyrtare me Vuçiç, Zaev dhe praninë e Alex Soros.

Darka parashikohet që të zgjasë deri rreth orës 21:00. Ndërkohë, të martën nisin takimet zyrtare që në orën 09:00. Parashikohet nënshkrimi i pesë marrëveshjeve, që nga lehtësimi i procedurave për krahun e punës, deri te njohja e certifikatave të sigurisë së ushqimeve dhe veterinarisë.

Samitit do t’i bashkohet edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.  Kryeministri Edi Rama nuk është ndikuar aspak nga protesta që po mbahet në Tiranë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai vijon punën e tij dhe këtë gjë e ka treguar edhe me postimin e radhës në Facebook, ku ka publikuar edhe lajmin për miratimin e ligjit më të ri në Kuvend. “Kuvendi miraton Ligjin “FËMIJËT NËN PËRKUJDESJEN E REPUBLIKËS”, për jetimët e të gjithë të rënëve në krye të detyrës apo qytetarëve që humbën jetën në mbrojtje të jetës së të tjerëve apo pronës publike, në kushte situatash fatkeqësie natyrore, si edhe të mjekëve e infermierëve që ndërruan jetë në frontin e luftës kundër virusit Covid19Themelet e Ligjit për Fëmijët nën përkujdesjen e Republikës:

Pagë e plotë mujore e prindit deri në moshë madhore ose deri në moshën 25 vjeç për fëmijën e vetëm kur ai/ajo ndjek studimet e larta – 140% e pagës kur prindi ka lënë pas dy fëmijë – 150% e pagës kur fëmijët jetimë janë tre – 160% e pagës së prindit kur në familje janë katër fēmijë që kanë humbur prindin e me radhë.  Mbështetje me prioritet për arsimimin dhe punësimin e çdo fëmije nën përkujdesjen e Republikës; Kujdes shëndetësor i mbuluar financiarisht nga shteti edhe kur fëmija nën përkujdesjen e Republikës, kurohet në struktura jopublike, brenda ose jashtë vendit”, shkruan Rama.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*