Lul Basha dhe Berisha “kokë më kokë” në emisionet e darkës, ja kush ndiqet më shumë

Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë “përplasur” këtë mbrëmje me orarin e njëjtë në dy ekrane të ndryshme. Berisha e quan Bashën të shkarkuar nga kreu i Partisë Demokratike, ndërsa Basha thotë se Berisha nuk ka aq mbështetje sa pretendon, qoftë edhe në stadiumin “Air Albania” ku morën vendimin për shkarkimin e tij.

Por kë kanë zgjedhur të ndjekin demokratët? Aktualisht në rrjetet sociale, është Basha ai që ka marrë vëmendjen më të madhe, në faqen e tij e dëgjojnë “live” mbi 11 mijë shikues. “Live” është edhe Berisha në emisionin “Opinion”, por ajo që bie në sy është shikueshmëria më e ulët, rreth 5 mijë, apo sa gjysma e Bashës.

Mesa duket kurioziteti për “lëvizjen e radhës” të Bashës është më i madh. Ai ka njoftuar se në Kuvendin Kombëtar të së shtunës do të marrë “vendime të rëndësishme”.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së parë të lëvizjes së tij. Ai u shpreh se në 20 dhjetor do të zhvillohet protesta e parë e “revolucionit”, e cila do të ketë 2 qëllime kryesore. Sipas tij, do të protestohet kundër Ballkanit të Hapur dhe kundër vjedhjes së shqiptarëve.

“20 Dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Revolucioni është në protestë. Protesta ka 2 qëllime kryesore. Së pari, kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti kundër vjedhjes së hapur. Në datën 20 kombi ëhstë në protestë. Merr fundi skenari armiqësor anti-shqiptar i Ballkanit të Hapur. Kisha paralajmëruar se do ketë ditën e protestës kombëtare”, tha Berisha.

Kjo protestë e thirrur nga Berisha do të bëhet në ditën që Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të vijë në Shqipëri në kuadër të nismës “Open Balkan”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*