“Kemi 5 vite nëpër spitale”/ Banori i ‘BBV’ rrëfen historinë prekëse: Duam shumë të kemi fëmijë, por…

Që në fillim të “Big Brother Vip” banorët kanë rrëfyer shumë histori prekëse. Së fundi ka qenë Meridiani i cili gjatë një bisede me Monikën ka treguar se prej shumë vitesh ai dhe bashkëshortja janë përpjekur për një fëmijë por nuk ja kanë dalë.

Ai ka treguar se bashkë me partneren ka 5 vite që tentojnë në spitale.  Ky rrëfim është komentuar shumë edhe nga ndjekësit. “Tregoja Arioles ta di qe edhe njerezit e tjere kane halle”

“Keto jane halle kur ke duart bosh jo kur qurravitet Donaldi se spllacitet dot me ate shushken”, “Ka halle dhe halle Zoti te gezofte me nji femije”, “Tamam pika halleve te Arjoles qe duhet te ndjeki rregulloren e padukshme. Zoti ju dhent durim mos u dorezoni”, janë disa prej komenteve.

Gjithashtu, Meridiani është njëri nga banorët e BBV-së që ka rrëfyer v dekjen e babait të tij për shkak të COVID-it. Ai në një bisedë me Monikën ka shpërthyer në lot teksa shpjegonte v dekjen e babait.

“Ndodhi dhe kjo e babit me Covid. Ishte 68 vjec. E kapi mushkëria, nuk donte ta pranonte. Zihesha me të, i thoja do bëjmë tamponin se ke temperaturë. Nuk i besonte, thoshte janë budalliqe që jep televizori. E bëjnë për politikë thoshte”, tha Meridiani.

Banori periudhën më të vështirë e kishte kur nuk gjente dot varrin e babait dhe teksa tregonte këtë, nuk arriti të mbante dot lotët.

“Ishte koha kur nuk linin të dilte njeri. U nisa pastaj për Turqi se kisha mamin, vjehrrin e vjehrrën që filloi gjendja dhe na kapi ankthi dhe kur jam kthyer, nuk e dija ku ishte varri i babit. E kupton cfarë tmerri. Kur nuk e shikon, prap nuk e beson. Sa herë që shkoj, pres ta shoh. Më duket si gënjeshtër”, shtoi ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*