Shumë ofendime dhe kritika nga njerëzit për hyrjen e Antonelës në ‘BBV’, e motra e saj reagon ashpër dhe përmend rastin e Kim Kardiashan

Hyrja e Antonela Berishës, ish-konkurrente e ‘Për’puthen’, prezantuese e ‘Top Arena’ dhe fashion designer, shkaktoi shumë pakënaqësi për një pjesë të madhe të audiencës. Jo vetëm kaq, por edhe vetë banorët shprehën pakënaqësi pasi Antonela përmendte numrin e ndjekësve.

Sot, motra e saj, e cila i menaxhon dhe rrjetin e saj social Instagram, reagoi përmes një shkrimi rreth situatës, e cila ka hapur debat në rrjet.

Postimi i plotë:

Mendoj qe ceshtja e meritokracise, se sa e meriton dikush te jete ne nje program televiziv se pari eshte nje ceshtje qe nuk na perket neve si publik por ideatoreve te formatit dhe personave puna e te cileve eshte te perzgjedhin konkurentet, duke qene personat qe njohin me mire mekanizmat e brendshme dhe cka funksionon apo nuk funksionon per programin ne fjale. Gjithsesi une mendoj qe ne vitin 2021 kur rrjetet sociale jane platforma qe i kane dhene shansin njerezve te ndertojne karriera te tera, ku ata vete-promovohen dhe ku promovojne aftesite/telentet e tyre, te ngrihet pikepyetja “ a meritojne te quhen VIP” eshte qesharake. E njejta gje vlen dhe per Reality Show-et, te cilat ne shumicen e rasteve sherbejne si gjetes te personazheve te pelqyeshem nga publiku dhe si trampolina per karrierat e tyre ne televizion. Ne formate si “Perputhen” konkurojne shume njerez, por vetem pak arrijne te mbijetojne ne ekranet e televizionit, dhe kjo pikerisht sepse, publiku i do.

Kur ne 2016 Kim Kardashian u pyet ne menyre direkte “Cili eshte talenti jot?” ajo u pergjigj “Duhet te perfshije ndonje lloj talenti te kesh shume njerez qe te ndjekin dhe te pelqejne per ate qe ti je”, dhe Kim Kardashian eshte sot nje nga grate multimilionere self-made, e cila e filloi karrieren pikerisht nga Reality-Showi familjar Keeping Up with the Kardashians.

Gjithsesi,per tu rikthyer tek rasti i Antoneles, dhe per te gjithe njerezit e tjere qe kane filluar karrierat nga rrjetet sociale apo Reality Show-et, une mendoj qe njerezit jane inteligjente mjaftueshem per te mos ndjekur dike vetem nga paraqitja/lifestyle-i e elemente te tjere siperfaqesore, sepse koha ka treguar qe personazhe te tille nuk i mbijetojne gjate vemendjes se publikut. Publiku ndjek persona qe jane interesante mjaftueshem per tu ndjekur, e ne rastin e Antoneles mendoj qe publiku gjen te ajo nje njeri karizmatik, simpatik, nje vajze me nje background e nje histori jete, nje vajze inteligjente dhe te forte por ne te njejten kohe nje vajze me kembe ne toke, e besoj qe kjo kohe e shpenzuar ne Big Brother do sherbeje qe njerezit te njohin me shume prej saj, sepse me te vertete ka shume me shume per te njohur. #krenareperty

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*