Hipokrizi e paparë! Monika nuk po pushon së qari për ikjen e Fifit, por e dini çfarë tha dje ajo për të?

Fifi gjatë ditës ka marrë vendim që të largohet nga Big Brother VIP.

Pas vizitave që pati te psikologu, këngëtarja nga Kosova e ka parë të arsyeshme që të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Monika u shfaq mjaft e mërzitur nga ikja e saj, sa që ende nuk po pushon së qari për të.

Por, po të kthehemi tek dita e djeshme, një ditë pas asaj që ndodhi me Fifin, Monika në një bisedë me Arjolën tha se sipas saj Fifi të gjithën e pati lojë.

Duke u munduar të flasin me kode, ajo thotë se nuk e beson se është e vërtetë.

Madje, edhe kur i ra të fikët, Monika ishte e vetmja banore e cila nuk lëvizi fare nga kolltuku ku ishte ulur.

Kjo gjë u pa qartë edhe në një video të publikuar në rrjete sociale nga momenti kur ndodhi e gjithë drama.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*