Fansat mërziten me këngën e re të Mozzik dhe arsyeja është ajo që ka thënë për Loredanën

Siç kishte paralajmëruar, Mozzik ka publikuar projektin e ri muzikor. Kënga e re titullohet “Shko” dhe është kënga e dytë e albumit të këngëtarit “Lamboziki”. Për tekstin e këngës është kujdesur vetë ai, që i kushtohet një dashurie të humbur, ku ai ka dhënë shumë, e partnerja asgjë.

“Zemrën e ke prish me selikon,

Vec ki dasht ti me prish veç qejfin tonë,

Kurrkujt ma shumë se ty qiky refren s’pi shkon,

Hajde e kryjm bashk,

Please ma cingrron…”

Këto janë disa nga vargjet e këngës, që në fakt, fansave i janë dukur si “diss”. Ai ka postuar edhe një sekuencë nga videoja edhe në Instagram-in e tij, mirëpo krahas ndjekësve që kanë pëlqyer projektin, një pjesë e mirë kanë patur “rezerva”. Dhe arsyeja është Loredana! Ndjekësit shkruajnë se kënga është sërish “diss” për Loredanën, dhe se Mozzik duhet të heqë dorë nga kjo.

“Diss dhe diss”, shkruan një prej tyre. “Një tjetër këngë për Loredanën. Deja vu”, shkruan një tjetër. “Na mungon Mozzik i Xhelozi dhe Kokaina”, komenton dikush, referuar këngëve të mëparshme të reperit. Epo, mesa duket ai e ka të vështirë të kapërcejë ndarjen me Loredanën, e duket se kjo situatë ka qenë “frymëzimi” për albumin.

Sakaq, kënga e tij e fundit, është “Bonjour Madame” në bashkëpunim me Noizy-n, që duket se ka ecur shumë mirë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*