Armando Broja në formë para Liverpool-it, sulmuesi kuqezi merr duartrokitjet e shokëve me golin që shënon në stërvitje (video)

Armando Broja do të ketë mundësinë që të luajë kundër Liverpulit në ditën e shtunë. Sulmuesi shqiptar është gati që të tregojë forcën e tij edhe ndaj rivalëve të mëdhenj në emër. Southampton ka treguar së fundmi një moment nga stërvitja, atje ku Broja është në formë.

Para goditjes së tij, sulmuesi tregon këndin dhe cepin se ku do të shkojë topi. Gjithçka e llogaritur qartë dhe ovacionet mbërritën nga shokët e skuadrës, që e kanë duartrokitur për realizimin. Ajo që mbetet të shihet është nëse Broja do të luajë si titullar ndaj Liverpulit apo Hasenhutl do t’i besojë dyshes Che Adams-Armstrong. /Sport Ekspres

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*