Jona Spahiu dhe Bes Kallaku “diss” njëri-tjetrit: Sa fansa ka Ija ime, ti si bo gjithë jetën

Mbrëmja e djeshme shkriu dhe bëri bashkë dy nga programet e ABC: “Soiree” dhe “Kosherja”. Kur politika hesht, njërëzit argëtohen dhe për shkak të heshtjes zgjedhore, aktorët e programit të humorit vendosën të vijnë në një tjetër formë.

Moderatorët e Kosheres Bes Kallaku dhe Jona Spahiu madje sot vendosën që t’i bënin diss njëri-tjetrit.
Në fjalët e Jona Spahiut për Besin thuhet: “Edhe një gjo mbaje që ta kesh, se Kosherja plot bletë, tashmë e ka një mbretëreshë”.

Ndërsa Besi nuk u kursye fare dhe ia ktheu po me të njëjtën monedhë.

“Hej Jona Jona, ti për prezantim me vërte që qenke nona. Kujton se je IN, kujton se je firmato, dukesh si kamariere a ma bo një makiato? Me ta thon një fjalë, me ta thonë të vërtetën,sa fansa ka Ija ime, ti si bo gjithë jetën”, u shpreh Bes Kallaku.

Menjëherë pasi ka mbaruar këto fjalë ka hedhur mikrofoni në tokë, siç bëjnë edhe reperët e ata që bëjnë “DISS” kudo në botë, dhe u largua. Sigurisht, Jona e ka marrë me sportivitet e humor, dhe ka qeshur me “vargjet” që dedikoi Besi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*