A paguhet më shumë nga të gjithë në ABC? Përgjigjet Jonida Shehu

Mbrëmja e kësaj të shtune kishte shkrirë dhe kishte bërë bashkë dy nga programet më të ndjekura të ABC: Soiree dhe Kosherja. Kur politika hesht, njerëzit argëtohen dhe për shkak të heshtjes zgjedhore, aktorët e Kosheres vendosën të vijnë në një tjetër formë.

Moderatorja e emisionit Jonida Shehu ishte përballë një sfide me aktorin e njohur Besmir Bitraku, të cilët duhet t’i bënin njëri-tjetrit pyetje të vështira. Në rast se ata nuk përgjigjeshin, ishin të detyruar të pinin shotsa.
Besmir Bitraku i ka thënë Jonidës se nëpër korridoret e televizionit përflitet se ajo është moderatorja më e paguar në ABC dhe më tej e ka pyuetur nëse është ë vërtetë dhe sa e kishte rrogën.

“Unë nuk e them rrogën vetë, po nuk e thanë ata të tjerët që të kuptojmë realisht a jam unë më paguara apo jo. Kështu që, gëzuar”, u përgjigj Jonida duke mos dashur që të jepte një përgjigje.

Jonida Shehu që prej fillimit të sezonit të ri televiziv u bë pjesë e ABC duke moderuar edicionin qendror të lajmeve me informacionet më të fundit në vend, rajon dhe botë, por edhe me të ftuar të ndryshëm në studio.
Përveçse kësaj, ajo riktheu emisionin e dashur të shqiptarëve “Soiree”, i cili dikur për dy sezone me radhë është transmetuar në Top Channel.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*