Menduam se ishte një zgjedhje rastësore, por Vjosa Osmani ka dashur të japë një mesazh shumë të fortë me veshjen e saj

Vjosa Osmani është zgjedhur para dy ditësh Presidente e Kosovës.

Situata me pandeminë COVID-19 bëri që në ceremoninë zyrtare të marrjes së detyrës, presidentja Vjosa Osmani të mos ketë shumë të ftuar.

Në këtë ceremoni, Vjosa u paraqit me një fustan në gjatësinë e gjurit në ngjyrë vjollcë të errët të dizenjuar nga Valdrin Sahiti, i cili në një pronocim për “klankosova”, Sahiti u shpreh se ngjyra e përzgjedhur përcjell fuqinë dhe ambicien, ndërsa detaji i pelerinës transmeton idenë e një heroine.

“Modeli i zgjedhur për inaugurimin e presidentes ka qenë zgjedhje e imja e cila transmeton në bazë të ngjyrës dhe formës, mesazhe në opinion. Ngjyra vjollcë përveçse njihet si ngjyrë mbretërore, asocon me fuqinë dhe ambicien, ndërsa sa i përket modelit dhe vendosjes së pelerinës, përveçse estetikisht e kam parë të pranueshme dhe të pëlqyeshme, kam menduar që në rastin e sotëm i jep më shumë pompozitet ngjarjes dhe jep bindjen e një heroine (jo vetëm heronjtë veshin pelerina) mirëpo në rastin e Vjosës, mund ta quajmë”, tregoi Valdrin Sahiti.

Kujtojmë se Vjosa fitoi në raundin e tretë të votimit. Ajo mori 71 vota në një garë me Nasuf Bejtën, duke fituar kështu besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*